Luizi i bindur se do ta fitoj Big Brotherin: Nuk e di pse janë futur të tjerët

12:52 | 25 Shkurt 2023

Luiz Ejlli: Do e fitoj unë Big Brotherin, nuk e di pse janë futur të tjerët.

Tashmë në Big Brother VIP janë realizuar disa emisione të Top Channel pasi konkurrentët e kishin detyrë nga ‘Vëllai i Madh’.

Ata ditën e djeshme (e premte) kanë qenë duke e bërë ‘Shqipëria Live’, ku në një moment ishin me moderatorët e atij programi: Erjona Rusin dhe Arjon Muçën.

Të njëjtit po u drejtonin pyetje banorëve rreth eksperiencës në këtë shtëpi dhe se si do të jetë jeta e tyre pas daljes.

“Nuk e kuptoj përse kanë hyrë këta banorët e tjerë, unë do ta fitoj edhe pikë”, u shpreh ai.

Kjo shkaktoi të qeshura të shumta në shtëpi, por edhe te prezantuesit, marrë parasysh tipin e Luizit.

Sidoqoftë, ai ka fituar zemrat e publikut dhe është një nga të preferuarit.

Komento: