Luizi a e do jashtë Kiarën? Kjo ishte përballja sfiduese me opinionistët

22:51 | 25 Shkurt 2023

A e do Luizi jashtë? Kiara përballet me opinionistët.

Spektakli i sotëm në BBVA ka përballur Kiarën me opinionistët në panel.
Ajo ka diskutuar me moderatoren Arbana Osmana dhe opinionistët për debatin që ka pasur me Luizin gjatë javës, në sfidën ku ishin të lidhur me litar, shkruan lajmi.

Kiara është pyetur nëse mendon se Luizi e do jashtë lojës.

“Jo unë nuk mendoj ashtu, unë mendoj se ai më do këtu”, ka deklaruar Kiara.

Në anën tjetër, opinionistët i kanë kujtuar Kiarës se Luizi i ka thënë se “është koha të dalësh, ka mbaruar misioni yt brenda shtëpisë”.

“Po, por ai më ka thënë edhe se më do në krah deri në finale”, ka deklaruar Kiara.

Opinionistja Zhaklina e ka këshilluar Kiarën që të kujdeset për vetën.

“Koncentrohu tek vetja jote, loja jote. Lëre Luizin të rrijë Luizi dhe ti fokusohu tek vetja dhe te askush tjetër, as te Luizi”, ka deklaruar Zhaklina.

Komento: