
Zjarri ka shpërthyer në banesën e Milena Popoviq në Banovo Brdo në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Siç raportojnë mediat, zjarri ka rënë në dhomën e gjumit dhe më pas ka vazhduar të shtrihet në të gjithë banesën dhe për momentin nuk dihet shkaku.
Pas kthimit nga Novi Sadi, pasi pa se i ishte djegur banesa, Milena Popoviq tha për mediat beogradase se ishte në shok dhe se po priste që policia të mësonte se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Banesa është djegur plotësisht! Askush nuk më telefonoi dhe nuk më njoftoi se diçka po ndodhte. Askush nga lagjia nuk ka raportuar”, tha për mediat Popoviq dukshëm e mërzitur, duke përsëritur se e gjithë banesa ishte djegur dhe se gjithçka ishte shkatërruar.
“Nuk e di si ka ndodhur kjo, nuk mund të spekuloj”, ka thënë Milena Popoviq.
Milena Popoviq ishte gruaja e pamartuar e Oliver Ivanoviqit, politikanit të vrarë serb nga Kosova./FrontOnline/