Subvencionimi i ME-së, nesër bëhët lansimi i masës së re

17:57 | 17 Gusht 2023
subvencionimi-i-me-se,-neser-behet-lansimi-i-mases-se-re

Ministria e Ekonomisë nesër do të bëjë lansimi i mbështetjes së konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli në “InfoPlus” në RTK ka folur gjerësisht për këtë subvencionim, duke ftuar qytetarët që të aplikojnë.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se kjo është bërë me përkrahjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të fondit IPA.

Ministrja Rizvanolli foli edhe për grevën e minatorëve. Ajo tha se problem i minatorëve, do të zgjidhet dhe për këtë po punohet në vazhdimësi. Sipas saj, ‘Trepça’ ka bërë progres në këto vitet e fundit.

“Pavarësisht subvencionimit nga qeveria Trepça ka pas problem me pagat e punëtorëve. Këtë vit pagat e minatorëve janë rritur. Dhe jemi duke punuar në stabilitetin dhe ‘Trepçës’. Do të punojmë në përmirësimin e kushteve për minatorët dhe të mos kenë problem me pagat”, theksoi Rizvanolli.

 

Komento: