Rrustemi: Si Qeveri kemi vendosmëri ndaj shtrirjes së ligjit dhe sulmeve hibride serbe

18:04 | 17 Gusht 2023
rrustemi:-si-qeveri-kemi-vendosmeri-ndaj-shtrirjes-se-ligjit-dhe-sulmeve-hibride-serbe

Deputeti i VV-së, Adnan Rrusetmi,  duke komentuar zhvillimet politike në vend ka thënë se në Kosovë ka një qeverisje demokratike, e angazhuar ne reforma dhe me një përkrahje të madhe popullore.

Prandaj, sipas deputetit të partisë në pushtet, Qeveria Kurti ka vendosmëri në shtrirjen e ligjit në territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë sulmeve hibride të Serbisë.

“Në Kosovë kemi një qeverisje demokratike, e angazhuar ne reforma rrënjësore në fusha të ndryshe por edhe me një qeverisje me një përkrahje të madhe popullore. Që ka bërë të kemi një lloje vendosmërie sa i përket shtrirjes së ligjit ë territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë këtyre sulmeve hibride që po bën Serbia dhe në Kosovë”, ka thënë Rrustemi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, Rrustemi, ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke thënë se organizmi i zgjedhjeve të reja atje përmes peticionit është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitet serb në zgjedhje.

“Unë  mendoj që rruga përmes peticionit përveç që është rruga e etem ligjore pr të shkruar në zgjedhje në këto katër komuna. Është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitetit serbë në zgjidhej, sepse përfshinë së paku 20 për qind të qytetarëve në kërkesën tyre me nënshkrime për të largua kryetarin. Pastaj, përfshin votimin e 50 për qind plus një që janë regjistruar për ta larguar dhe së fundmi për të votuar. Dhe kryetarët aktual mbetën në detyrë. Kjo është rruga e duhur më e mirë”, ka shtuar Rrustemi.

Komento: