Rohde reagon pas dorëheqjes së tre policëve serbë: Duhet t’i kryejnë detyrat pa frikësime

18:10 | 17 Gusht 2023
rohde-reagon-pas-doreheqjes-se-tre-policeve-serbe:-duhet-t’i-kryejne-detyrat-pa-frikesime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, se një vend multietnik, kërkon një polici multietnike.

Ky reagim i Rohdes vjen pas dorëheqjes së fundit të tre serbëve të saporekrutuar në Policinë e Kosovës.

“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, tha Rohde.

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, tha se EULEX-i po i ndje nga afër zhvillimet, të cilat i quajti shqetësuese.

Komento: