LDK del në konferencë, thotë se vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar

13:28 | 18 Gusht 2023
ldk-del-ne-konference,-thote-se-vjedhja-e-rezervave-shteterore-eshte-bere-me-vendim-qeveritar

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e “vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar”.

“Ky nuk është vetëm rast korruputiv është një rrjet i gjerë kriminal – i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të merrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lëhtë vjedhjen”, tha Rukiq në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë.

“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë criminal të instaliuar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

“Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit”.

Komento: