
Tërmet i lehtë në Kosovë.
Një tërmet i lehtë ka ndodhur sot në ora 14:59 në Kosovë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 km në veri të Pejës.
Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa tha për Telegrafin se nuk ka vend për panik pasi tërmeti ishte i intensitetit të ultë.