Miftaraj-Kurtit: Pse e klasifikove si sekret shtetëror një tender 10 milionë më nënshkrim tëndin?

17:57 | 18 Gusht 2023
miftaraj-kurtit:-pse-e-klasifikove-si-sekret-shteteror-nje-tender-10-milione-me-nenshkrim-tendin?

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka reaguar në Facebook lidhur me arrestimet e sotme. Ai ka thënë se përgjigja pse u klasifikua si sekret shtetëror një tender 10 milionë euro më nënshkrimin e Kurtit duhet të vijë nga kryeministri Kurti.

Miftaraj në postimin e tij në Facebook është shprehur se kur ministrat e Kurtit fliten për korrupsion e ku bazamenti i keqpërdorimeve është nënshkrimi i Kurtit, Kurti po hesht.

“Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shumë keq”, ka shkruar Miftaraj, duke thënë se Ministrja Hajdari mund të dorëhiqet, por përgjigja për klasifikimin si sekret shtetëror një tender 10 milionë euro me nënshkrimin e tij duhet të vijë nga Kurti.

“Ata që kanë vjedh që 20 vite e kanë pagu faturën, sot janë në opozitë. Po ty, a ta ka populli borxh një qasje të tillë, ose çka dallon tash ti nga ata?”, ka pyetur Miftaraj.

Ky është postimi i tij:

Albin Kurti per me ardh ne pushtet sa me pasion fliste per luften kunder korrupsion. Ne pushtet erdhi me luftu korrupsionin.

Por kur ministrat e tij perfliten per korrupsion ku bazament i keqperdorimeve eshte vet nenshkrimi i Albin Kurtit duke mbyll procedurat e prokurimit per nje tender 10 milion Euro, i njejti hesht, dhe nuk flet per luftimin e korrupsionit.

Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shume keq. Rozeta edhe mund te dorehiqet, por pergjigja pse e ke klasifiku si sekret shteteror nje tender 10 milion Euro me nenshkrim tendin duhet te vjen nga ti personalisht.

Ata qe kane vjedh qe 20 vite e kane pagu faturen, sot jane ne opozite. Po ty a ta ka populli borxh nje qasje te tille, ose çka dallon tash ti nga ata?.

Komento: