
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër në Komunën e Drenasit.
Si pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin për shkaqe ende të panjohura, dhe është aksidentuar.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”, tha Ahmeti.