“PDK-ja nuk ndalet deri në rrëzimin e Kurtit nga pushteti”

18:17 | 21 Gusht 2023
“pdk-ja-nuk-ndalet-deri-ne-rrezimin-e-kurtit-nga-pushteti”

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se subjekti i tij nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Do të bëjmë çdo gjë përbrenda ligjit dhe Kushtetutës që ta ndalemi këtë qeveri dhe ta detyrojmë të shkojë në shtëpi. Cilat janë metodat, mënyrat, bashkëpunimin, sigurisht se do t`i marrim seriozisht në shqyrtim në ditët në vijim. NE si PDK s`marrim pjesë në asnjë variant që ta shtyjmë apo mbajmë gjallë qeverinë sepse jemi të bindur se e kanë pa qytetarët që po i sjell dëm këtij vendi”, tha ai për Front Online.

Ai tregoi edhe arsyen mbrapa këtij qëndrim të prerë si parti opozitare.

“Qeveria e izolojë Kosovën me Amerikën. Kjo Qeveri nuk e meriton as edhe një ditë të rri në pushtët sepse e dëmton Kosovën”.

Komento: