Mustafa: Loja me tekstet shkollore është atak ndaj prindërve

20:39 | 21 Gusht 2023
mustafa:-loja-me-tekstet-shkollore-eshte-atak-ndaj-prinderve

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka reaguar lidhur me vendimin e MAShT-it që u mor këtë të hënë.

Mustafa ka thënë se “loja” me tekstet shkollore është atak ndaj prindërve, dhe se sigurimi e shpërndarja e tyre për nxënësit e niveleve një dhe dy është e rregulluar me ligj.

“Më saktësisht, në Ligji Nr.04/L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Neni 26 ( Tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore ), paragrafi 2 thuhet: “Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli Drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë të paragrafit 2 të këtij neni ofrohen falas””, ka shkruar Mustafa.Tutje ai ka thënë se për këtë ministrja Nagavci do të duhej të njoftohej nga këshilltarët e saj.

Komento: