
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se nesër Grupi Parlamentar i kësaj partie do të mbajë konferencë për media.
Më anë të një komunikate për media, thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 11:00.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të Aleancës, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
“Të nderuara media,Nesër, më datë 22 gusht, me fillim në ora 11:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje! Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në komunikatë. /Front Online