Çitaku me kritika ndaj ministres Haxhiu: Nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mban

17:32 | 24 Gusht 2023
citaku-me-kritika-ndaj-ministres-haxhiu:-nuk-e-ka-idene-per-peshen-e-pozites-qe-mban

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot përmes një video ka kritikuar Prokurorinë Speciale.

Ajo ka bërë me dije se verimi i ministres ishte shqetësues e totalitar.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ministrja Haxhiu nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mban.

“Neveritëse. Shqetësuese. Totalitare. Si duket Ministrja e Drejtësisë nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mbanë përkohësisht”, ka shkruar Çitaku.

Komento: