
Komuna e Mitrovicës së Veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Lajmin për Front Online e bëri të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sipas tij, sot inspektorati do të ua kumtojë vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.