
Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e III-të Zgjedhor.
Delegatë të Partisë FJALA sot votouan për të parin e tyre.

Me gjitha vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Gëzim Kelmendi u rizgjodh Kryetar i Partisë FJALA.

Në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoi për besimin dhe mbështetjen e dhënë.