Vushtrriasi gjen një kuletë me para dhe e dërgon në polici

15:13 | 25 Gusht 2023
vushtrriasi-gjen-nje-kulete-me-para-dhe-e-dergon-ne-polici

Një person është paraqitur në polici pasi kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën “Nuhi Haliti”, në Vushtrri.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është paraqitur në polici më 19.08.2023.

Po ashtu në njoftim thuhet se në prezencë të qytetarit policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në atë kuletë ishte një sasi e të hollave, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi.

“Më datë 19.008.2023, rreth orës 11:40 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ‘Nuhi Haliti’, në Vushtrri. Në prezencë të qytetarit policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në atë kuletë ishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se: “Gjithashtu me datë 24.08.2023, rreth orës 13:55, një qytetar kishte njoftuar policinë në Vushtrri se kishte gjetur një kuletë me një sasi të hollave. Në prezencën e qytetarit ishin numëruar paratë mirëpo as në këtë portofol nuk kishte pasur asnjë lloj dokumentacioni”.

Siç thuhet në njoftim me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve të portofoleve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronarët të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192.

Komento: