Ministria e Arsimit përmes publikimit të një videoje në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur procesin e aplikimit për subvencionim e teksteve shkollore.
Në njoftim janë bërë të ditur edhe numrat kontaktues për çdo pyetje.
Postimi i plotë:
Këtu mund të gjeni një video të shkurtër udhëzuese si të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.
Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: libri@rks-gov.net