Pas rrahjes, arrestohen dy taksistë në Fushë Kosovë

09:58 | 26 Gusht 2023
pas-rrahjes,-arrestohen-dy-taksiste-ne-fushe-kosove

Të premten rreth orës 23:40 në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të cilët pas mosmarrëveshjeje janë rrahur edhe fizikisht.

Si pasojë e konfliktit të dy personat, drejtues të taksive kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24 orësh.

Komento: