Arrestohen dy person në Istog, dyshohet se sulmuan një tjetër

10:26 | 28 Gusht 2023
arrestohen-dy-person-ne-istog,-dyshohet-se-sulmuan-nje-tjeter

Janë arrestuar dy persona në Istog, pasi të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër.

I sulmuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: