“Qeveri arrogante”, Halimi: VV-ja ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes

19:30 | 29 Gusht 2023
“qeveri-arrogante”,-halimi:-vv-ja-ka-krijuar-nje-version-te-tipit-tik-tokian-te-qeverisjes

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritkuar Qeverinë Kurti, duke thënë se “ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes” dhe, po bën “propagandë për të shtrembuar realitetin”.

“Partia në pushtet në dëlir të propagandës për të shtrembëruar realitetin, ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes. Guy Debord shkruante se spektakli është ëndrra e keqe e shoqërisë së prangosur, që nuk shpreh tekembramja gjë pos dëshirës së saj për të fjetur, e spektakli është roja e këtij gjumi. Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet spektaklit mund të tentojë t`i vë qytetarët në gjumë, por ata në një mëngjes të zymtë mund të zgjohen dhe të kërkojë të vërtetën. T’i thonë ndal mashtrimit”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Më tutje, Halimi ka thënë se “skandalet e njëpasnjëshme” nuk po trembin Qeverinë.

“Presidenti Francez Emanuel Macron vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pasoja ekonomike për Serbinë, nëse dy shtetet nuk lëvizin drejt normalizimit. Prindërit janë në ankth me konfuzitetin e shkaktuar me tekstet shkollore e koston e lartë të përditshmërisë së tyre. Në The Economist faqen e paguar me taksat e qytetarëve, deputetët e partisë në pushtet e shesin si lëvdatë të prestigjiozes londineze, për kinse “boom-in” ekonomik të vendit duke akuzuar mediat. Skandalet e njëpasnjëshme nuk e trembin.

Qeverinë arrogante që merret me të shkuarën si zëvendësim për progresin sot. Qeveria e Kosovës mburret derisa i ka sjellë vendit ndëshkim e izolim”, ka shtuar Halimi.

Komento: