Pas gjashtë muajsh, Lulzim Hetemi shihet jashtë objektit të Komunës së Leposaviqit(FOTO)

17:11 | 31 Tetor 2023
pas-gjashte-muajsh,-lulzim-hetemi-shihet-jashte-objektit-te-komunes-se-leposaviqit(foto)

Ka mbi gjashtë muaj prej kur ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, e që prej atëherë Lulzim Hetemi nuk është larguar nga vendi i tij i punës.

Këtë ‘akull’ duket se ai e ka thyer së fundmi, pasi në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Hetemi shihet teksa sot ka dalë në oborrin e komunës, për të pritur dy bashkëpartiakë të tij.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi.

Komento: