Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

10:01 | 11 Nëntor 2023
dita-e-veteranit-ne-shba,-haradinaj:-heronjte-amerikane-jane-edhe-heronj-te-kosoves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 11 nentorit, Ditës së Veteranit në ShBA.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.

#VeteransDay2023🇺🇸”, ka thënë Haradinaj.

Komento: