Policia: Zyrtari policor i plagosur nga grabitja në Suharekë është jashtë rrezikut për jetë

17:15 | 22 Nëntor 2023
policia:-zyrtari-policor-i-plagosur-nga-grabitja-ne-suhareke-eshte-jashte-rrezikut-per-jete

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është plagosur sot një zyrtar policor nga një grabitje me armë në një argjendari në Suharekë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai ka pohuar se zyrtari policor në fjalë ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Komento: