Kryeprokurori i Prizrenit fton qytetarët që të bashkëpunojnë për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë

19:10 | 22 Nëntor 2023
kryeprokurori-i-prizrenit-fton-qytetaret-qe-te-bashkepunojne-per-kapjen-e-grabitesve-te-argjendarise-ne-suhareke

Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit e të drejtësisë, për të indentifikuar dhe vënë para drejtësisë anëtarët e grupit që kryen grabitje të armatosur gjatë ditës së sotme, në një nga argjendaritë në Suharekë.

“Njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Shala për Klan Kosova.

Të mërkurën në Suharekë, u plagos një zyrtar policor dhe një tjetër u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit me një grup të armatosur, që kishin kryer grabitje në një argjendari.

Ata arritën të ikin nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor.

Dy zyrtarët policorë të lënduar pas marrjes së tretmanit mjekësor, janë liruar në shtëpi.

Komento: