Parashikimi i motit për të premten

21:45 | 23 Nëntor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Orët e mëngjesit do të mbesin me mjegull nëpër ultësira dhe lugina, transmeton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /Front Online

Komento: