Njësiti special intervenues i njohur si FIT nesër do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë.
Shkaqet do të jenë të njëjtat sikurse në protestat e muajit të kaluar.
Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri
“Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. Nesër i merrni vesh kërkesat tona”, tha shkurt ai./Front Online