Të shtunën moti i vranët, të dielën me reshje shiu e bore

19:36 | 08 Dhjetor 2023
te-shtunen-moti-i-vranet,-te-dielen-me-reshje-shiu-e-bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Kurse, të dielën parashihet  të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsiu, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të  fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Nga IHK thonë se sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik , ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve  për reshje bore./Front Online

Komento: