Policia në Graçanicë konfiskon 245 monedha metalike nga 2 euro, dyshohet të jenë false

08:59 | 09 Dhjetor 2023
policia-ne-gracanice-konfiskon-245-monedha-metalike-nga-2-euro,-dyshohet-te-jene-false

Në Kosovë po vazhdon qarkullimi i monedhave 2 euroshe false.

Një zyrtare e bankës në Graçanicë ka njoftuar policinë se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 245 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

“Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Front Online

Komento: