Takimi i Berlinit, Haradinaj optimisit për liberalizimin e vizave

14:07 | 24 Prill 2019

Me 29 prill pritet që të mbahet takimi i liderëve ballkanik, e ky takim do të ndodh në Berlin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e Samitit të Berlinit.

Ai sot para gazetarëve tha se Kosova pret që nga ky samit të marrë sinjalin për liberalizimin e vizave.

“Kemi interes të shkojmë, është një ngjarje e respektueshme, nuk është vetëm Kosova dhe Serbia, janë edhe vendet e rajonit. Kjo është një shtytje në perspektiven tonë evropiane dhe ajo që na intereson është edhe liberalizimi i vizave, qysh e dini është vonuar shumë”, tha kryeministri.

Haradinaj këtë deklaratë e dha në Panairin Ndërkombëtar ‘Prishtina 2019′.

Në takimin e 29 prillit do të jetë edhe presidenti Thaçi, teksa bashkë aty do të jenë edhe delegacioni serb.

Komento: