Pas një fjalosje në komunikacion, prizrenasi del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor

11:31 | 18 Dhjetor 2023
pas-nje-fjalosje-ne-komunikacion,-prizrenasi-del-nga-vetura-dhe-e-ther-me-thike-nje-kembesor

Pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tregoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës”, ka deklaruar Bytyqi.

 

Komento: