Sejdiu komenton paraqitjen e Thaҫit dhe Haradinajt në Samitin e Berlinit

17:56 | 30 Prill 2019

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë disa komente rreth Samitit të djeshëm të zhvilluar në Berlin.

Paraqitjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë samit, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka krahasuar me atë të përfaqësuesve serb dikur në dialog, Boris Tadic e Vojisllav Koshtunica.

Sejdiu ka thënë se nuk ishte pamje e mirë ajo e djeshmja në Berlin, pasi që pala kosovare është dashur që t’i harmonizojë qëndrimet para vizitës.

“Si pamje nuk është e mirë është tepër e nevojshme që të harmonizohen qëndrimet, ajo tregon disakordancën që ekziston në punën paraprake, mund të jetë një shtytje personale për të mbajtë qëndrimet secili që i ka”, tha Sejdiu.

Tutje, presidentin Hashim Thaci e kryeministrin Ramush Haradinaj, Sejdiu i ka krahasuar me Tadicin e Koshtunicën.

“Kujtoj bisedimet pas vdekjes së presidentit të Rugova ka pas qëndrime të kundërta po kanë qenë pjesë e debatit të brendshëm, asnjëherë nuk kanë dalë para palës ndërkombëtare e palës Serbe. Delegacioni serb nga struktura që kishte ishte presidenti Tadiç e kryeministri Koshtunica ata kishin një zënkë të brendshme që dilshin qesharake, ka qenë një diçka e cila ka lënë imazhin e keq edhe te pala ndërkombëtare”, shton ai.

Komento: