Lajmi i fundit: Lahi Brahimaj shtrihet në spital

10:26 | 01 Maj 2019

Lahi Brahimaj shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore.

Deputeti i Aleancës dhe Ardhmërisë së Kosovës, Lahi Brahimaj, ka publikuar një fotografi, ku shihet në spital i shtrirë, gati për të bëjë një ndërhyrje.

Sipas një publikimi që e ka bërë, Lahi Brahimaj shihet i shtrirë në spital, i veshur me mantel i cili vishet para ndonjë operimi.

Ai shihet i shtrirë, gjersa mjekët po i qëndrojnë rreth tij.

Nuk dihet ende se për çfarë arsye deputeti i AAK-së, ka përfunduar në spital, në dhomën e operimit.

Lahi Brahimaj, vlen të ceket se ishte i ftuar në Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale dhe u mor në pyetje për kohën kur ishte në UÇK.

Komento: