Devolla dhe Tolaj po shkëlqejnë në Hajduk Split

20:25 | 05 Maj 2019

Futbollistët shqiptarë më shumë se kurrë në këtë kohë janë duke lënë gjurmë në futbollin evropian, por edhe më gjerë.

Me talentin e tyre, ata janë duke u bërë pjesë e shumë skuadrave të njohura.

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj,dy futbollistë kosovarë që po shkëlqejnë te gjiganti kroat, Hajduk Split.

Lumbardh Dellova, ish- futbollist i Lirisë së Prizrenit dhe Bleart Tolaj, ish- futbollist i Vëllaznimit të Gjakovës në gusht te vitit 2018 kanë nënshkruar kontratat 3 vjeçare profesionale për Hajdukun e Splitit.

Të dy futbollistët të cilët kanë qenë dhe janë në reprezentacionin U-19 të Kosovës po shkëlqejnë në Kroaci me ekipin e Hajdukut, transmeton ORAinfo.

Momentalisht,të dytë i zhvillojnë ndeshjet me ekipin B të Hajdukut që bënë pjesë në ligën e dytë të Kroacisë dhe në ekipin e parë të juniorëve.

Lumbardhi, i cili gjitha stërvitjet e tij i zhvillon me ekipin A të Hajdukut, së shpejti pritet te aktivizohet në ekipin A nga vera.

Ai, po shkëlqen në qendër të mbrojtjes dhe është shtylla kryesore e ekipit.

Në anën tjetër, Bleart Tolaj, qendërsulmues i ka shënuar golat vendimtar për juniorët e Hajdukut të Splitit duke u renditur i pari në ligen e juniorëve, ku kampioni i kësaj lige do të marrë pjesë në ligën evropiane te kampioneve.

Njeriu kryesor i cili i ka hapur rrugën këtyre talentave është Albin Sahatqija nga Gjakova i cili është miku kryesor i Hajdukut të Splitit dhe njëkohësisht edhe përfaqësues i këtyre lojtarëve.

Lidhja e fortë mes dy palëve ka bërë rrugën më të lehtë të depërtimi të shumë të talentëve kosovarë dhe shqiptarë në këtë klub gjigant, duke filluar nga Arlind Basha, Ardian Ismajli ( reprezentuesi i Shqipërisë) dhe talentëve tjerë shqiptarë që po shkëlqejnë në këtë klub.

Përveç këtyre dy talentave kosovarë, në Hajduk të Splitit është edhe talenti, Nikson Memaj i cili po shkëlqen ne ekipin Neretvanac në Kroaci, në huazim nga Hajduku i Splitit./ORAinfo/

Komento: