Tottenham e do me çdo kusht yllin e Milan

22:04 | 06 Maj 2019

Tottenham po e monitorojnë situatën e Patrick Cutrone.

Skuadra e Tottenham Hotspur duket se do të aktivizohet në merkaton e verës, pasi nuk bëri asnjë transferim në merkaton e fundit.

Në pjesën më të rëndësishme të sezonit, Spurs po përballen me shumë lëndime, të cilat mund ta lënë pa asnjë trofe.

Nga kjo situatë duket se ka marrë mësimin e duhur trajneri Mauricio Pochettino, i cili tashmë po mendon për një sulmues të ri në skuadër.

Sipas raportimeve të ‘Daily Star’, Tottenham po e monitorojnë situatën e Patrick Cutrone, për ta pasur si ndihmës të Harry Kane, transmeton lajmi.

Cutrone vlerësohet me një shumë prej 30 milionë eurove, për të cilën Tottenham nuk do të kishte shumë telashe ta siguronte.

Lojtari ka humbur pozitën e tij pas transferimit të Krzysztof Piatek në ‘San Siro’ gjë që mund të shihet si favor për Spurs.

Komento: