Kiara ka një befasi për ndjekësit

10:26 | 03 Tetor 2024

Moderatorja Kiara Tito në një lidhje direkte me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio tha se atmosfera në “Portokalli” është njëlloj si në ekran dhe kjo e ka bërë të lumtur.

Kiara: Më ka bërë përshtypje që atmosfera është njëlloj si në ekran. Qeshim pafund. Kjo më ka bërë përshtypje që është e njëjta frymë si në kamera dhe jashtë kamerave dhe kjo më bën të lumtur.

Salsano: Ke ndonjë frikë të vogël me veten?

Kiara: Jo thjesht pritshmëritë e publikut, sigurisht që të vendosin pak në presion

Salsano: Tekstin e mëson shpejt ti?

Kiara: E mësoj.

Salsano: Në rregull kjo mjafton.

Elona Duro: Do jesh edhe si aktore apo thjesht Kiara moderatrore.

Kiara: Atë do ta vendosin drejtuesit, por kam përshtypjen që po do jem edhe pjesë e një roli.

Salsano: Do jetë pjesë e materialeve.

Komento: