“Mu përmbys bota në ato momente”, Blerta Kllokoqi rrëfen letrën që mori nga Ukë Rugova gjatë kohës që ai ishte në burg

18:26 | 05 Tetor 2024

Në episodin më të fundit të podcastit të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mysafire ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e Ukë Rugovës, djalit të dytë të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Blerta ndau me publikun historinë e saj të jetës dhe sfidat që ka kaluar, duke përfshirë edhe një nga momentet më të vështira që ajo përjetoi në vitin 2014, kur bashkëshorti i saj Uka u arrestua nën dyshimet për përfshirje në një aferë vizash italiane.

Gjatë bisedës, Blerta rrëfeu emocionet që kishte ndjerë në atë kohë, duke qenë shtatzënë në muajin e shtatë me djalin e saj, Lekën. Ajo tregoi se arrestimi i Ukës kishte përmbysur botën e saj, por një letër që bashkëshorti i kishte dërguar përmes avokatit e kishte ndihmuar të gjente forcën për të vazhduar.

Në letër, Uka kishte përfshirë një thënie të babait të tij, presidentit Rugova: “Mos harro, në politikë dhe në paraqitje publike apo shërbim të popullit, më e lehta që mund të të bëjnë është burgu. Burgu është luks”.

Blerta shtoi se për forcën e saj për ta përballuar këtë sfidë gjeti frymëzim nga nëna e Rugova, Sofia, e cila kishte humbur burrin dhe vjehrrin në rrethana të rënda, por nuk ishte dorëzuar kurrë.

Ajo tha se e dinte që procesi i Ukës do të kishte një fillim dhe një mbarim dhe se ajo duhej të përballonte këtë sfidë me forcë dhe durim.

https://www.youtube.com/watch?v=F_NqG8ufUjg&t=3548s

Komento: