Adelina Tahiri e ‘mërzitur’, kush ka faj?!

14:42 | 11 October 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka bërë bujë së fundmi me një selfie të publikuar nga vetura e saj.

Fotografia, e cila tregon një pamje mjaft serioze të këngëtares, ka ngjallur interesin e fansave për shkak të shprehjes së saj.

Në këtë selfie, Adelina duket e qetë, por në të njëjtën kohë serioze, gjë që ka shkaktuar spekulime në lidhje me gjendjen e saj emocionale.

Disa nga ndjekësit e saj e kanë komentuar këtë pamje, duke u shprehur se duket e mërzitur ose ndoshta thjesht pa disponim.

Adelina, e cila është gjithmonë e njohur për energjinë e saj pozitive dhe për performancat e saj të gjalla, duket se në këtë moment ka vendosur të tregojë një anë tjetër të saj./InfoKosova

Komento: