Pak orë na ndajnë nga spektakli, dalin pamjet nga skena e Big Brother VIP Kosova

17:28 | 18 October 2024

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3.

Prezantuesi i këtij reality show, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena spektakolare nga e cila sonte do ketë surpriza të pafundme.

Në fakt, ka qenë fillimisht miku i tij, dizajneri Valdrin Sahiti që e ka fotografuar moderatorin në hapësirën e skenës, foto të cilën më pas e ka shpërndarë ky i fundit në Instagram.

Ndërkaq, edhe Olsa Muhameti ka ndarë pamje nga skena që është ndërtuar për të pritur banoret.

“Një super skenë paralele është ndërtuar për të pritur banoret e edicionit të tret në ‘BBVK”, ka shkruar ajo.

Komento: