“Të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, Vesa Vllasaliu konfirmon lidhjen e re

14:28 | 19 October 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu dhe moderatori i “Shqiptarqe Krejt” Arlind Kahrimani kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Ata bënë bujë duke e konfirmuar romancën e tyre përmes një interviste së bashku në emisionin e vetë Kahrimanit.

“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë?”, iu drejtua ai Vesës gjatë bashkëbisedimit të tyre.

“Hajt po i tregojmë se përnime u bë boll. Më kanë bë bashkë me 100 njerëz, qe e vërteta”, u përgjigj ish-banorja e BBVK-s.

“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri ai Vesës gjatë intervistës duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.

Arlindi më pas potencoi se pikërisht tani vendosën që ta ndajnë lajmin me të gjithë.

Sipas Vesës, përveç dashurisë që kanë për njëri-tjetrin, mbështetja e ndërsjellë i mban të dy bashkë.

Komento: