“Derisa t’na rrok”, Xhuli së shpejti nënë për herë të parë?

19:12 | 20 October 2024

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura po vazhdon të bëj postime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Së fundmi ka publikuar një video në “TikTok” ku shihet në shtrat me qenin duke e ushqyer.

Ndjekësit, si gjithmonë edhe kësaj radhe nuk lanë pa i reaguar por që as modelja nuk përtoi t’ua kthente përgjigjen.

Ndër të tjerash, ajo na la të kuptojmë që është e lumtur në lidhje dhe që dëshiron të shtojë familjen.

“Edhe fëmijë kismet bajna.. veq deri sa na rrok”, shkroi ndër të tjerash.

Më poshtë keni postimin e plotë.

Komento: