Adriana Matoshi ironizon me Përparim Rama për leximin e librave në kolonat e kryeqytetit

11:13 | 25 October 2024

Deputetja e VV-s dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i qytetit, u sugjeroi së fundmi qytetarëve që të lexojnë libra kur ngecin në trafik.

Ngarkesat në trafik, kanë shtyrë Matoshin të ironizojë me situatën kaotike në Prishtinë si dhe për sugjerimin e Ramës.

“Siç na sugjeron kryetari ynë vizionar, në vend që të nervozohemi gjatë kolonave të përjetshme në Prishtinë, është momenti i përsosur për t’i dhënë vetes një diplomë të re! Çfarë na duhet të shkojmë në universitet me vite të tëra kur mund ta mbarojmë atë gjatë një udhëtimi prej Bregut të Diellit e deri tek Qafa? Në vetëm një javë Drini ka arritur të përfundojë studimet dhe tani po mendon të bëhet profesor gjatë ndalesave të semaforëve! Kështu që, për të gjithë ju që po prisni në kolonë, sot, merrni një libër. Bëni një doktoraturë… Ose ndoshta dy!”, shkroi deputetja në postimin e saj.

Qytetarë të shumtë janë shprehur të indinjuar me kolonat në kryeqytet.

Komento: