Dafina krijon atmosferë të mrekullueshme në dasmën e saj, ndërsa duket magjepsëse

12:58 | 27 October 2024

Mbrëmë, më 26 tetor, u martua këngëtarja e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri.

Ceremonia e saj ishte një spektakël i vërtetë, plot energji dhe atmosferë festive, për ditën më të lumtur të jetës së saj, së bashku me Kreshnikun.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale e tregojnë Dafina në një dukje magjepsëse e përrallore.

Në disa video, ajo shihet duke vallëzuar dhe duke u argëtuar me të ftuarit, duke shijuar çdo moment edhe me bashkëshortin e saj, Kreshnikun.

Ajo dukej më e lumtur se kurrë, dhe pamja e saj ishte thjesht mahnitëse.

Ylli i muzikës shkëlqente në çdo hap që bënte, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Komento: