Ambasada Gjermane në Prishtinë: Sot riafirmuam mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

22:08 | 24 Shkurt 2025
ambasada-gjermane-ne-prishtine:-sot-riafirmuam-mbeshtetjen-e-palekundur-per-ukrainen

Ambasade Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas përkujtimit të trevjetorit të luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga Ambasada shkruan se sot riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

“Presidentja Vjosa Osmani na kujtoi fuqinë e njerëzimit në kohë lufte, ndërsa ambasadorja franceze theksoi nevojën për t’u bashkuar për sigurinë evropiane. Si pjesë e ngjarjes, ne shfaqëm “Intercepted” – një portret i qartë se si lufta i çnjerëzon ata në fushën e betejës”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Kujtojmë se, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Ambasadat përkujtuan trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës.

Komento: