Osmani: Përkushtimi e profesionalizmi i grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne

12:38 | 08 Mars 2025
osmani:-perkushtimi-e-profesionalizmi-i-grave-police-jane-shembull-frymezimi-per-te-gjithe-ne

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka nderuar përkushtimin dhe rolin e grave police në shoqëri.

Në një ngjarje për 8 Mars me gra që shërbejnë në Policinë e Kosovës, ajo tha se ato janë shembull frymëzimi për të gjithë.

“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë”.

Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!.

Komento: