Policia në Ferizaj dhuron lule në nder të Ditës së Gruas

14:08 | 08 Mars 2025
policia-ne-ferizaj-dhuron-lule-ne-nder-te-dites-se-gruas

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete simbolike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

Në kuadër të kësaj fushate, u theksua rëndësia e raportimit të dhunës.

Komento: