Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë.
Ai u përgjigj pozitivisht.
“Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata në mazhorancën tonë e në kabinetin qeveritar”, tha ai.
Kurti e lavdëroi Rashiqin duke e quajtur “ministër shembull” dhe tha se ai ka punuar shumë për qytetarët serbë të Kosovës.