Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdu`kur gjatë luftës së fundit në Kosovë

17:08 | 11 Mars 2025
vrasje-ne-tentative-ne-podujeve,-arrestohen-tre-burra-pasi-gjuajten-me-arme-zjarri

Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.

Kushtrim Gara deklaroi se procesi i identifikimit u bë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.

“Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, deklaroi Gara për Klankosova.tv

Komento: