Demonstrata e 11 marsit ’81, Kosumi: Zgjati deri në 1 të natës, atë ditë u pa që kjo lëvizje studentore do të jetë e fuqishme

18:08 | 11 Mars 2025
demonstrata-e-11-marsit-’81,-kosumi:-zgjati-deri-ne-1-te-nates,-ate-dite-u-pa-qe-kjo-levizje-studentore-do-te-jete-e-fuqishme

Profesori Bajram Kosumi kujtoi sot në Frontal në T7 demonstratën e 11 marsit 1981.

Ai tha se më herët “kishte një hezitim të madh: a do të munb të bëhet demonstrata?”.

Siç kujton Kosumi – një prej organizatorëve të atyre demonstratave – atë ditë u mblodhën “4-5 mijë studentë” në qendër të Prishtinës.

“Demonstrata ka zgjatë deri diku kah ora 1 e natës”, kujton ai.

Në demonstratë, ai tha se pati edhe thirrje politike si “lironi shokët nga burgu” dhe “rroftë Adem Demaçi”.

Kosumi, ish i burgosur politik i regjimit serb, tha se pas demonstratës, diku rreth 20 studentë ishin mbledhur në oborrin e Qendrës së Studentëve dhe e kishin ndezur një zjarr.

“Hamdi Zymberi, më klujtohet – atëherë ende nuk njiheshim – po thotë: ‘ky do të jetë zjarri i revolucionit që nuk do të shuhet asnjëherë’”, kujtoi Kosumi.

Komento: