Maqedonci për fabrikën e municionit: Më e mundshmja është që ajo të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit

13:08 | 12 Mars 2025
maqedonci-per-fabriken-e-municionit:-me-e-mundshmja-eshte-qe-ajo-te-ndertohet-ne-pjesen-perendimore-te-vendit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media, ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.

“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci.

Komento: